Si u shpëtua banori në shkozet, nga një vrimë e vogël betoni

Shqipëria

Si u shpëtua banori në shkozet, nga një vrimë e vogël betoni

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 14:07
Shpëtimi

Tërmeti tragjik që tronditi Shqipërinë mëngjesin e së martës së 26 nëntorit shkaktoi deri më tani 40 viktima dhe 700 të plagosur.

Sipas informacioneve zyrtare deri më tani janë shpëtuar 45 persona, por në redaksinë online të ABC News kanë mbërritur edhe pamje dhe foto të shumta nga operacionet e shpëtimit të kryera nga vetë banorët. I tillë është rasti i një banori të Shkozetit, i cili është nxjerrë nga një vrimë betoni nga vetë banorët.

Me foto dhe video banorët kanë dëshmuar duke sjellë në redaksi atë që ndodhi natën e tërmetit. Bëhet fjalë për pronarin e një kompanie private, Lavdosh Petoshati, i cili në momentin e rënies së tërmetit në orën 3.54 ka mbetur nën rrënojat e njërës prej ndërtesave të kompanisë për rreth 4 orë.

Pas shpëtimit, ai gëzon shëndet të plotë dhe në ndërtesë nuk ka njerëz të tjerë nën rrenoja, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat