Nxirret nga rrënojat një tjetër trup i pajetë

Shqipëria

Nxirret nga rrënojat një tjetër trup i pajetë

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 14:37
Shqipëri

Dy ditë pas tërmetit ekipet e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat e hotelit "Miamare" trupin e pajetë të Sotiraq Mishajt.

Trupi i pajetë u transportua me ambulancë për në morg.

Situata ka qenë dramatike, pasi një familjari i tij ka humbur ndjenjat.

Për momentin operacioni përfundoi, por do të bëhen verifikimet nëse ka apo jo persona të tjerë dhe më pas do merret një vendim.

Numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit ka shkuar në 41.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat