Historia e trishtë e familjes në gjakmarrje që nuk dalin nga shtëpia: Më mirë të na vrasë tërmeti sesa hasmi

Shqipëria

Historia e trishtë e familjes në gjakmarrje që nuk dalin nga shtëpia: Më mirë të na vrasë tërmeti sesa hasmi

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 15:10
Pamje nga familja e ngujuar

Historia e familjes Llapaj është akoma më tragjike pasi fati i saj është i dënuar edhe nga gjakmarrja.

E tronditur jo vetëm nga tërmeti që paralizoi vendin por tashmë është e frikësuar nga hasmi i saj.

Anëtarët e kësaj familjeje janë të detyruar të jetojnë në kushte ekstreme, nuk mund të largohen nga banesa për shkak se hasmi ndodhet vetëm 50 metra nga oborri i saj.

E tensionuar dhe me thirrjen për ndihmë ajo tregon për “Abc News”, se jeton vetëm me 30 mijë lekë të vjetra: “Nuk mund të blej as ilaçe, as bukë, i lutem shtetit të vendosi dorë”, tha ajo.

“Mjekimet shëndetësore i marrë njëherë me para ose me ndihma nga njerëzit e mi, sepse më duhen 3 pompa frymëmarrje të astmës, me duhet korenti i vazhdueshëm dhe nuk kam mundësi ekonomike të paguaj. Mes të tjerash ajo tregon se Kryetari i Bashkisë Thumanë nuk i është përgjigjur thirrjeve të saj për ndihmë, nuk ma hap telefonin”, tha Sadija.

Sadija rrëfen momentet frikësuese të tërmetit: “Kur ra tërmeti ishim në dhomë dhe mu bllokua dera, kur mbaroi tërmeti dola”.

Mes dhimbjesh ajo e pranon realitetin, por kërkon nga shteti vetëm një banesë të sigurt.

“Jeta kështu është, do jetojmë në këto kushte, nuk kemi rrugëzgjidhje për ne nuk është interesuar njeri”, janë fjalët e saj.

Ndërkohë ajo tregon se djali i saj është i pa punë, një student i infermierisë së përgjithshme, por që tashmë e ka lënë shkollën dhe përpiqet të punojë ku të mundet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat