Austria jep 600 mijë euro ndihmë për Shqipërinë

Shqipëria

Austria jep 600 mijë euro ndihmë për Shqipërinë

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Tërmeti në Shqipëri ishte më i rëndi në dekadat e fundit

Pas tërmetit të rëndë në Shqipëri, Qeveria austriake ka ndarë 600,000 euro ndihmë. Me fondin e Agjencisë Austriake për Zhvillim do të bëhet e mundur rindërtimi i shtëpive të shkatërruara dhe strehimi i familjeve nga ditët e ftohta dimërore që do të vijnë, njofton Ministria e Jashtme e Austrisë. Shqipëria ka qenë një vend partner i bashkëpunimit austriak për zhvillim që nga viti 1992.

“Austria dhe Shqipëria kanë miqësi bashkëpunimi me dekada”, ka thënë kancelarja austriake Brigitte Bierlein në një deklaratë. “Kompanitë austriake janë ndër investitorët më të mëdhenj në Shqipëri dhe ne e mbështesim Shqipërinë përmes bashkëpunimit të zhvillimit edhe si kandidate e BE-së”, shkruajnë mediat austriake.

Tërmeti në Shqipëri ishte më i rëndi në dekadat e fundit. Sipas të dhënave të publikuara deri tani numri i viktimave ka shkuar në 40, ndërsa mbi 650 të tjerë janë të plagosur. Tërmeti i madhësisë 6.4 ka ndodhur në qytetin e Durrësit dhe Thumana. Dëmtime të mëdha u shkaktuan në gjithë Shqipërinë perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat