Meta në Durrës me Talat Xhaferrin dhe Ali Ahmetin: Nuk do e harrojmë kurrë ndihmën tuaj

Shqipëria

Meta në Durrës me Talat Xhaferrin dhe Ali Ahmetin: Nuk do e harrojmë kurrë ndihmën tuaj

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 19:09
Ilir Meta dhe Ali Ahmeti

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar në Durrës një takim me njësinë e specializuar të kërkim-shpëtimit të mbërritur nga Maqedonia e Veriut.

Të pranishëm kanë qenë edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Zv/Kryeministri Bujar Osmani, dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Gjatë fjalës së tij, Meta shprehu mirënjohjen për ekipin maqëdonas gjatë operacionit për shpëtimin e jetëve.

“Dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për këto orë që ju keni kaluar këtu në kushtet më të vështira dhe nuk do e harrojmë kurrë këtë ndihmë kaq vëllazërore”, tha Meta.

Ndërkaq, kreu i BDI, Ahmeti theksoi edhe kanë ardhur për të inkurajuar misionin fisnik.

“Do doja t’ju përshëndes të gjithë juve këtu shpëtimtatëve. Kam ardhur me kryerain e Parlamentit, zv.kryeministrin, deputetët për t’ju inkurajuar për misionin tuaj fisnik. Dashtë zoti që tragjedi të tilla të mos ketë, por këto janë zhvillime të paparashikueshme dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Mua më është bërë zemra mal kur kam dëgjuar në media për punën dhe sakrificën tuaj, kam qenë krenar kur dëgjova që keni shpëtuar jetë njerëzish. Ju uroj të gjithë shëndet dhe zoti ju bekoftë në punën  tuaj”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat