Qindra banorë në Bubq mbetën të pastrehë, shtëpitë e pabanueshme

Shqipëria

Qindra banorë në Bubq mbetën të pastrehë, shtëpitë e pabanueshme

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 20:03
Pamje nga termeti

Tërmeti i 26 nëntorit nuk ka kaluar pa gjurmë as në Bubq. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por me qindra banorë kanë mbetur të pastrehë. Për shkak të dëmeve shtëpitë janë të pabanueshme.

Familja Bardhi ka shpëtuar mrekullisht. Banesën nuk e kanë më dhe as shpresojnë se do të munden të ndërtojnë një të tillë, por i janë mirënjohës fatit që janë shëndosh e mirë.

"Zoti na ka shpëtuar."

Sytë i kanë nga shteti dhe kërkojnë t`ju vijë në ndihmë.

"Gërmadhë, nuk nxjerr dot gjë.Po më zuri një lëkundje këtu."

Edhe në fshatin Mazhë pasojat në banesa janë të mëdha.

Dy anëtarë të familjes Dema janë me probleme të rënda shëndetësore. Edhe pse kanë kaluar tre ditë nga tërmeti nuk u është ofruar asnjë ndihmë.

"Mu ka shembur shtëpia fare. E përjetuam jashtë mase keq, u tmerruam. As ndihma, asgjë, në mëshirë të fatit. Kërkojmë ndihmën e shtetit. Vazhdon të bjerë tërmet"

Pasojat e tërmetit ndeshen në të gjithë fshatin.

"Nuk e di ku të mbytem, të më ndihmojë shteti."

"Dua o një çadër sa të kaloj dimri, ose të më bëjnë një dhomë e kuzhinë se gjithë këtë ndërtesë e di që nuk e bëjnë dot."

Në Njësinë Administrative Bubq sipas banorëve janë të paktën 200 banesa që kanë pësuar dëme materiale, ndërsa të prekurit janë ende në pritje të ndihmave nga autoritetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat