Në Laç reshjet e shiut përmbytin çadrat e të mbijetuarve nga tërmeti

Shqipëria

Në Laç reshjet e shiut përmbytin çadrat e të mbijetuarve nga tërmeti

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 20:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas tërmetit me amplitudë 6.4 të shkallës Rihter që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ku humbën jetën 41 persona dhe u plagosën mijëra të tjerë, shumë familje kanë humbur shtëpitë e tyre.

Në këto kushte por edhe në gjendjen e panikut që ndodhen këto familjarë janë vendosur në çadra strehimi që janë vendosur nga bashkitë e qyteteve përkatëse. Në këto momente në qytetin e Laçit kanë nisur reshje të dendura të shiut.

Kushtet e vështira klimaterike ka krijuar mjaft probleme në çadrat e banorëve të prekur nga tërmeti. Mësohet se si pasojë e reshjeve uji ka depërtuar nën çadra, banorëve po ju lagen rrobat dhe dyshekët, pasi sasia e ujit është përhapur në të gjithë hapësirën e çadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat