Parashikimi i motit, e premte 29 nëntor 2019

Shqipëria

Parashikimi i motit, e premte 29 nëntor 2019

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 08:46
Ilustrim

Paraditja sot do të mbetet me vranësira dhe shira në të gjithë vendin.

Por mesdita dhe pasditja përmirësojnë lehtë dhe përkohësisht kushtet atmosferike duke bërë që në mbrëmje të rikthehen rreshjet e shiut në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 2 gradë C deri në 19 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat