Sizmologu shqiptar jep lajmin e mirë: Tërmetet po shkojnë duke u qetësuar

Shqipëria

Sizmologu shqiptar jep lajmin e mirë: Tërmetet po shkojnë duke u qetësuar

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 09:42
Ilustrim

Nga data 26 nëntor deri sot janë shënuar mbi 1 mijë lëkundje tërmeti, por këto janë me ritme më të ngadalta dhe në tërësi aktiviteti sizmik është drejt relaksimit, thotë sizmologu i Institutit të Gjeoshkencave, Edmond Nushi.

Në një prononcim për Ora News, Nushi thotë: Aktiviteti sizmik ka përvijuar por me ritme më të ngadalta.

“Kemi theksuar se do të ketë dhe magnitude dhe mikrotërmete që e kalojnë pragun e ndjeshmërisë. Kjo sepse zona ku zhvillohet aktiviteti sizmik është shumë afër Tiranës.  Në tërësi aktiviteti është drejt relaksimi dhe magnitudat janë gjithmonë e më të ulëta. Në terma mesatarë magnitudat kanë ardhur  duke u ulur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat