Tërmeti në Adriatik, ja çfarë ka ndodhur me bregdetin

Shqipëria

Tërmeti në Adriatik, ja çfarë ka ndodhur me bregdetin

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 12:28
Bregdeti

Masa rëre të zhvendosura, kjo është pamja që ofron bregdeti i Durrësit dhe jo vetëm.

Nga lëkundjet e forta, ku shumë ndërtesa u shembën dhe qindra banesa janë shpallur të pabanueshme, shkallëzimet e krijuara në rërë janë një tjetër provë e fuqisë së tmerrshme që pati

Tërmeti në Shqipëri, ka ngritur tokën me rreth 10 centimetra afër Durrësit dhe kjo ëtshë konfirmuar nga imazhet e radarëve, të fiksuara nga satelitët sentinel 1 të programit evropian Copernicus, të agjencisë hapësinore evropiane dhe komisionit evropian, të analizuara tashmë nga sizmiologët italianë.

Sipas analizave të institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vulkanologjisë në Itali, është zbuluar se një pllakë 85 km e gjatë, që shtrihet nga veri perëndimi në juglindje, mes qyteteve të Durrësit dhe Lushnjës, dhe që nuk është aktivizuar krejtësisht, është fajtore për tërmetin e 26 nëntorit.

Pllaka i përket strukturave përgjegjëse për deformimin dhe mbivendosjen e sedimenteve që përbëjnë bërthamën e zinxhirit të albanideve. Pretendohet se një strukturë tekntonike e ngjashme ka shkaktuar, sërish në Shqipëri, edhe tërmetin me magnitudë 5.8 të 21 shtatorit.

Sipas sizmiologëve, efektet e tërmetit mund të jenë amplifikuar nga kushtet gjeologjike të rajonit. Në këtë vend gjenden në fakt basene të sedimenteve të pakonsoliduara, në të cilat gjerësia e valëve sizmike mund të rritet edhe me katër apo pesë herë krahasuar me atë që do të kishte në një terren shkëmbor dhe të konsoliduar.

Lëkundjet që kanë pasuar atë kryesoren, magnituda e të cilës ishte 6.2, rezultojnë me dhjetëra dhe prej tyre, rreth 50 janë me magnitudë nga 3 dhe 4, 10 me magnitudë nga 4 e 5 dhe të paktën katër me magnitudë mbi 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat