Nuk ndalen tërmetet, lëkundjet ndihen Live në studion e lajmeve

Shqipëria

Nuk ndalen tërmetet, lëkundjet ndihen Live në studion e lajmeve

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 12:37
Pamje nga video

Në territorin shqiptar nuk kanë të ndalur tërmetet. Edhe ky mëngjes u zgjua me lëkundje të forta që sipas parashikimeve ishte i shkallës 3.9 rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, 33 km nga Tirana dhe 18 km nga Mamurrasi.

Tërmeti është ndjerë edhe në studion e lajmeve të Ora Neës, ku po raportohej LIVE për situatën në Durrës.

Deri tani numri i viktimave nga tërmeti ka arritur në 49, ndërsa mbi 750 janë lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat