Edhe dy vajza dyshohet se gjenden nën rrënojat e hotel ‘Mira Mare’ në Durrës

Shqipëria

Edhe dy vajza dyshohet se gjenden nën rrënojat e hotel ‘Mira Mare’ në Durrës

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 12:51
Ilustrim

Pas tërmetit tragjik me magnitudë 6.4 rihter, që goditi Shqipërinë, operacioni i kërkim-shpëtimit në qytetin e Durrësi vijon ende nën rrënojat e hotel Mira Mare.

Kjo është e vetmja pikë ku po zhvillohen kërkimet pasi pak pas mesnate u nxorën edhe dy trupat e fundit të pajetë nga rrënojat e dy ndërtesave të shembura në Durrës, atë të Ilir Lalës në vilën 4 katëshe në Kënetë të Durrës, aty ku tragjedia goditi më fort me vdekjen e 8 anëtarëve të një familjeje, dhe të Xhuljeta Gjonajt në pallatin tek “2 Gjelat” po në qytetin bregdetar.

Në rrënojat e hotel Mira Mare dyshohet se gjenden ende dy vajza të paidentifikuara që dyshohet se punonin si balerina. Deri më tani numri i viktimave që humbën jetën nga tërmeti është tragjik, plotë 50 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat