Flet familjari i gjashtë anëtarëve që vdiqën në Thumanë: Ata vendosën së bashku që të ndërtojnë një jetë të re

Shqipëria

Flet familjari i gjashtë anëtarëve që vdiqën në Thumanë: Ata vendosën së bashku që të ndërtojnë një jetë të re

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 18:51
Familjari i familjes Cara

Mëngjesin e së martës Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm ku si pasojë shumë persona humbën jetën. Njëra ndër ngjarjet më tragjike në këtë fatkeqësi natyrore, është vdekja e gjashtë anëtarëve të familjes Cara.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazinë, familjari i viktimave Isuf Cara ka treguar se nipi i tij, Albert Cara, i cili i ka mbijetuar nga kjo tragjedi, tani ndodhet për trajtim në Itali dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Ka qenë një fatkeqësi natyrore që na e ka shkulur shpirtin. Ishte një ndërtesë pesë katëshe ku në katin e parë kisha përfaqësuesit e xhaxhait; ndërsa në katin e gjashtë kisha djalin e xhaxhait – Zoti na i fali dy fëmijë dhe na i mori shtatë”.

“Në momentin që ka ndodhur tërmeti ne kemi kontaktuar me të afërmit tonë. Të gjithë ne i telefononim Albertit i cili ndodhet për trajtim në Itali. Kishte 50 vjet që xhaxhai qëndronte në banesë. Ka qenë një tërmet që nuk mbahet mend në Thumanë – një tërmet që është shoqëruar me mijëra të tjera. Unë kisha një komunikim me ministren e Shëndetësisë e cila më tha se kanë bërë përpjekjet maksimale për ta shpëtuar Albertin. Pasi ai ka arritur në Itali, stafi i mjekimit atje na ka dhënë shpresë që do ta bëjnë një trajtim shumë profesional”, ka thënë ai.

Kujtojmë se nga familja Cara humbën jetën Almiri 26 vjeçar, Erisa 25 vjeçare, Hasani 18 vjeçar, Fatmira 53 vjeçare, Sadajana 21 vjeçare dhe Anthi 72 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat