Rrëfimi i qytetarëve të prekur nga tërmeti: Flejmë në makina, shteti na ka lënë pas dore!

Shqipëria

Rrëfimi i qytetarëve të prekur nga tërmeti: Flejmë në makina, shteti na ka lënë pas dore!

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 22:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa qytetarë që janë prekur nga tërmetet e fundit në Durrës, kanë rrëfyer për emisionin “Blic InterView të Astrit Gashi” vështirësitë me të cilat po përballen në këtë kohë.

Ata janë ankuar se janë harruar nga institucionet dhe se po detyrohen që të përkujdesen vetë për gjërat e tyre që iu kanë mbetur në banesë, nga frika se mund t’ua marrë dikush.

“Ne qëndrojmë këtu gjatë tërë kohës për të ruajtur gjërat tona në banesë sepse na plaçkisin dhe shteti nuk interesohet fare për ne. Ka tri ditë që ne gjumin po e bëjmë në veturë”, u shpreh njëri nga qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat