Post tërmet/Inxhinieri Kopliku: Ja fajtorët që shkaktuan këtë tragjedi, i kam me emra

Shqipëria

Post tërmet/Inxhinieri Kopliku: Ja fajtorët që shkaktuan këtë tragjedi, i kam me emra

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 10:39
Shqipëri

Inxhinieri Bashkim Kopliku në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos ka treguar sipas tij fajtorët që ndikuan në tragjedinë e madhe të tërmetit.

Kopliku u shpreh se fajtor i gjithë kësaj “jemi ne populli shqiptar”, por edhe drejtësia që ka bërë punën e saj me lejet e ndërtimeve, duke mos lënë pas gjyqtarët, për të cilët tha se i janë ankuar banorët këto ditë.

Inxhinieri theksoi se i ka të gjithë emrat e fajtorëve të ruajtura në kompjuterin e tij.

“Fajtori i asaj që ndodhi jemi ne populli shqiptar, pikë. Ne popolli shqiptar e kemi bërë kështu punën që të vdesim për fajin tonë, për fajin e shqiptarëve.

Jo çdo shqiptar është fajtor, ka klasifikime të ndryshme.

Unë nxjerr fajtorë kryesorë drejtësinë.

Edhe ne jemi pjesë e saj. Unë nuk pushoj së qenuri zv.kryeministër i këtij vendi dhe megjithatë kam dështuar.

Akoma ajo shtëpi është kandidate për t’u bërë nga 6 kate, në i rrafshuar, dhe shtëpisë time mund t’i ndodhë kjo.

Kushdo që pas këtij emisioni të bëjë dava me mua i kam të gjithë emrat e fajtorëve të regjistruar dhe janë në kompjuterin tim, por janë edhe në kompjuterin e një tjetri që po më humbi të mbesin.

Ata gjyqtarë që janë me emër dhe mbiemër dhe janë fajtorë.

Për ata e kam me të thënë, më kanë thënë banorë dje”, tha Kopliku, teksa shtoi se ka ndikuar edhe cilësia e ndërtimeve.

Po ashtu inxhinieri më herët u shpreh se tërmeti i Shkodrës i vitit 1979 ishte më i fortë se ai i 26 nëntorit, ndërsa hedh poshtë pretendimet se media krijoi panik.

“Në rastin konkret paniku nuk është krijuar nga mediat. Mediat për herë të parë, unë që jam kritikues, në këtë rast nuk i kritikoj.

Paniku është krijuar nga ngjarjet skandaloze që kanë ndodhur.

Një tërmet fare fare i parëndësishëm, është një tendencë kolektive sidomos i fajtorëve për ta bërë të hatashëm gjë që s’ka ndodhur kurrë.

Unë e kam jetuar tërmetin e ’79.

Mund të të them se pasi ula veten në tokë (asokohe) dhe po shihja pallatin, shtyllat e telefonit me gjithë pallatin tim bënin kështu…

Nuk ka ndodhur kjo punë tani, nuk ka qenë ky tërmet si ai në Shkodër”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat