Vdes Xhesika, babai iu lut Ramës mes lotëve: Ma çoni jashtë

Shqipëria

Vdes Xhesika, babai iu lut Ramës mes lotëve: Ma çoni jashtë

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 13:06
Xhesika Biqiku

Vajza e re, e cila ishte në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, e ka thelluar edhe më tej bilancin e viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit, duke e çuar në 51 numrin e të pajetëve.

Burime nga spitali konfimruan mesditën e sotme se e reja Xhesika Biqiku, 20 vjeç, ka ndërruar jetë.

Ajo ishte në gjendje kritike dhe mjekët nuk e këshillonin transportimin e saj për në shtet tjetër për mjekim, për shkak të gjendjes së saj.

Vetëm 2 orë më parë babai i Xhesikës i kërkoi mes lotësh kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej në Kombinat, ndihmë për ta dërguar jashtë vendit për kurim.

“Kam gocën në spital, në reanimacion. Tani po rrinë doktorët, italiani dhe shqiptari, faleminderit shumë, po u përmend një çikë, thonë italianët, direkt ne do ta çojmë në Itali. Kam gocën e madhe, Sabinën, jashtë rrezikut është sakatu (qan). Po ashtu fol ndonjë llaf të mirë të ma çojnë gocën jashtë, të mbushë 20 vjeçe”, tha i ati i Xhesikës mes lotësh.

Xhesika bashkë me të motrën Sabinën mbetën të plagosura pasi iu ranë tullat në kokë, kur dolën nga shtëpia e tyre në Kombinat nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit. Sabina ndodhet në spital jashtë rrezikut ndërsa Xhesika ishte në koma deri mesditën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat