Edi Rama i “lutet” Bashës: Të ulemi në tryezë, është koha e bashkimit

Shqipëria

Edi Rama i “lutet” Bashës: Të ulemi në tryezë, është koha e bashkimit

Nga: G.B Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 14:23
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë thirrje forcave opozitare që të ulen në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete në këtë gjendje të jashtëzakonshme, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka bërë tag Lulzim Bashën, duke i thënë se është koha e bashkimit, që duhet të ulen për shqiptarët dhe t’u japin mesazhin e qetësisë, durimit dhe sigurisë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

TËITTER POST OF THE DAY

1/ U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete. Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka dhe mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike

2/ @lulzimbasha_al është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë
Unë jam gati

një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët; një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit; një kohë me fitu e një kohë me hum; një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..” Kjo është koha me u ftillu #PërNjerëzit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat