Tërmeti në Lezhë, ngrihet qendra operacionale për menaxhimin e situatës - Bota Sot
Tërmeti në Lezhë, ngrihet qendra operacionale për menaxhimin e situatës

Shqipëria

Tërmeti në Lezhë, ngrihet qendra operacionale për menaxhimin e situatës

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 16:04
Pamje nga takimi

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi njofton ngritjen e qendrës operacionale për menaxhimin e situatës në qytetin e Lezhës pas tërmetit.

Qendra është ngritur në Milot

“Përfaqësuesi i Prefekturës është përgjegjësi kryesor dhe kjo Qendër do të shërbejë për grumbullimin e gjithë informacionit e problematikave, me qëllim koordinimin e veprimeve për zgjidhjen në kohë të tyre.

Në Qendrën Operacionale janë anëtarë nga të gjitha institucionet shtetërore, Bashkitë, Policia, Shëndetësia, Arsimi, Zjarrfikëset”, informon ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një postim në facebook.

Një kënd i posaçëm do të jetë në dispozicion të gjithë organizatave apo aktorëve të tjerë vendas dhe të huaj që do të bashkohen në aksionet e përbashkëta.

Qendra do të funksionojë 24/24 dhe do të drejtojë dhe koordinojë gjithë veprimtaritë në funksion të menaxhimit të emergjencës në Qarkun e Lezhës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat