Mësohen emrat e 51 viktimave që pësuan nga tërmeti në Shqipëri

Shqipëria

Mësohen emrat e 51 viktimave që pësuan nga tërmeti në Shqipëri

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 17:43
Foto nga tërmeti

Zyrtarisht konfirmohet se 51 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë.

Por kush ishin fatkeqët e këtij tërmeti?

Familja Lala, ishte me e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sahadete Lala, 79 vjeç
Ilir Lala, 52 vjeç i paralizuar prej vitesh
Marjeta Lala, 31 vjeç nëna e gjashtë fëmijëve
Griselda Lala, 19 vjeç , motra e Rama Lalës
Amelia Lala 9 vjeçe
Emilio Lala 6 vjeç djali
Dionis dhe Dionisa Lala binjaket 2 vjeçar te familjes
Vetëm Ram Lala, 17 vjeçari i familjes, shpëtoi nga rrënojat duke shpëtuar dhe duke u dërguar për kurim jashtë vendit.

Një tjetër familje u shua si pasojë e tërmetit të fundit 6.4 ballë ishte dhe familja Cara nga Thumana e cila u përcoll te premten në banesën e fundit.

1.Fatmira Cara 53 vjeç,

Hasan Cara vjeç 18,
Anthi Cara vjeç 72,
Almir Cara vjeç 29,
Stela Zvergeci vjeç 21, e fejuara e Almir Carës, nga Korça,
Erisa Cara, 28 vjeçe.
Albert Cara 54 vjeçari kryefamiljari i mbijetuar nga familja Cara qe u nis për kurim jashtë dhe Lindita Cara.

Nuk mund t’i mbash dot lotët teksa sheh fotot e një familje të tërë, jo varur në një kornizë, por në shtyllën e njoftimeve të të vdekurve. Janë pjesëtarët e familjes Reçi që u ndanë tragjikisht nga jeta

Eduard Reci 54 vjeç,
Dolora Reci 49,
Kristi Reci 25 vjeç
Klaus Reci 21-vjeçar
Një prej viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, Klement Çupi kishte dy ditë që ishte kthyer në atdhe nga Anglia, ku edhe punonte si taksist.

Klement Cupi ,37 vjeç
Hajredin Cupi 66 vjeç
Lutfie Cupi,
Ndërsa vëllai i tij, Nikolini ka mundur të shpëtojë dhe po mbahet në spital.

Nenkolonel Bajram Hajdarmataj 54 vjeç , ishte një tjetër viktime e tërmetit te 26 nëntorit. Ai humbi jetën në Kavalishencën e Ministrisë se Brendshme ne Durrës.

Vëllezërit nga Kosova Isah Abazi, 29 vjeç dhe Shemsedin Abazi, 32 vjeç te cilët lanë pas dy fëmijë dhe kishin ardhur ne Shqipëri për te punuar si mekanike.

Nënë e bijë. Esiela Karanxha 8 vjeçe humbi jetën nën rrënoja, në krahët e së ëmës, Dienës
Eviola Broshka, 28 vjeçe ishte balerina e re e cila humbi jetën tek hotel Mira Mare ne Durrës
Saimir Greku, 31 vjeç qëndroi për orë të tëra nën rrënoja. Komunikoi vazhdimisht me ekipin e shpëtimit. Këta të fundit, ia dolën ta nxjerrin gjallë, por për shkak të plagëve të shumta, nuk ia doli të mbijetonte.

Pëllumb Greku 57 Vjeç, dhe Çelike Greku, prindërit e të riut, humbën jetën gjithashtu.

Hajrie Vata 65 vjeçe, vdiq duke mbrojtur nipin e saj. Ndërkohë nipi tjetër Rolejdi Vata 7 vjeç nuk mundi të mbijetojë.

Viktima mbeten edhe Drita Cakoni 15 vjeç dhe i ati Kastriot Cakoni 58 vjeç Fatmirësisht nga kjo tragjedi shpëtoi gruaja e Kastriotit së bashku me djalin.

Ne Kurbin, Kristian Preçi, 26 vjeç ishte e dëmtuari nga tërmeti por qe humbi jetën si pasoje e aksidentit rrugës për ne spital.

Ersid Hoxholli , 32 vjeç i vdekuri tjetër i cili u hodh nga lartësia për shkak te panikut nga tërmeti ne Mamurras.

Aderina Kadili nga Thumana
Sadik Qato nga Durresi , 85 vjeç
Rozeta Mecja, 59 vjeç nga Durrësi
Sotiraq Misha , 49 vjeç nga Durrësi
Nafije Rexhepi nga lagjja 4 nga Durrësi
Flatar Zenelaj 64 vjeç nga Durrësi
Xhuljeta Gjana 60 vjeç nga Durrësi
Bukurie Leka, 80 vjeç nga Thumana
Fatmira Cuka 44 vjeç dhe Sardi Cuka 19 vjeç ishin dhe këto viktima të tërmetit ne Thumane
Selvie Lala, 77 vjeç
Arjela Lala, 4 vjeç
Bukurie Leka,
Diestela Steneci,
Xhesika Biqiku 20 vjeç ndërroi jete ne spital

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat