Shqipëria merr ndihmë financiare dhe nga BE-ja, deputeti gjerman: Do qëndrojmë pranë popullit shqiptar

Shqipëria

Shqipëria merr ndihmë financiare dhe nga BE-ja, deputeti gjerman: Do qëndrojmë pranë popullit shqiptar

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 17:55
Taulant Balla

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla, së bashku me një delegacion i Bundestagut gjerman kanë parë nga afër situatën e krijuar në Durrës pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Ai gjithashtu i kërkoi delegacionit gjerman një ndihmë të mundshëm financiare në përballimin e situatës së rëndëm, në të cilën po kalon Shqipëria.

“Kemi ardhur për të parë se cilat ndërtesa do të përdoren në vazhdimësi dhe cilat do të rindërtohen. Kemi një ndihmë financiare në BE, por edhe nga vendet anëtare të BE, por edhe nga vendet e tjera akoma nuk kemi një vlerësim të saktë të dëmtimeve që kanë ndodhur. Kjo sigurisht mund të kërkojë ditë, javë për të arritur një përfundim të saktë. Të luftojmë që kjo pjesë të jetë në dispozicion të banorëve , por edhe të turistëve. Do të ishte shumë e rëndësishme që ju në Bundestag apo pranë qeverisë gjermane, sigurisht të kërkoni një financim për dëmtimet e tërmeteve këtu në Shqipëri”-tha Balla.

Deputeti gjerman u shpreh se ndihmat nuk duhet të mungojnë për Shqipërinë: “Ne duhet të qëndrojmë pranë popullit shqiptar. Ne jemi pranë viktimave dhe pranë familjarëve që kanë humbur familjarët e tyre apo dhe ato që kanë humbur shtëpitë e tyre, apo edhe për ata qytetarët që nuk e dinë akoma nëse banesat e tyre janë të banueshme për të jetuar apo jo. Ka sigurisht një mosbesim ndaj strukturës së banesës ku ata jetojnë. Ishte mirë që kemi pasur një ndërhyrje nga vendet e ndryshëm të BE. Ka ndodhur në ndërhyrjen e shpejtë.

Dua atë falënderoj autoritete shqiptare, sepse kanë bërë shumë për menaxhimin e krizës, e sigurisht q për të ndihmuar që vende e huaja të vinin këtu për të menaxhuar situatën në të njëjtën kohë. Ne duhet të kalojmë në fazën e dytë, Shqipëria nuk duhet të qëndrojë e vetme me këtë barrë të rëndë, e cila nuk mund të mbahet vetëm nga Shqipëria. Ndihma dhe asistenca duhet të vijë nga BE, dhe unë sigurisht se do të marrë me vete në shtoi këto impresione që kam, për turizmin dhe për jetën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat