Mjekime për banorët e prekur nga tërmeti

Shqipëria

Mjekime për banorët e prekur nga tërmeti

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 18:53
Ilustrim

Të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti do tu ofrohet shërbim mjekësor  dhe psikologjik në vendet ku janë strehuar. Ministri Bledi Çuçi i ngarkuar për kordinimin e manaxhimit të krizës nga tërmeti i shoqëruar edhe nga ministrja Ogerta Manastirliu  ishte në një prej hoteleve të mëdha në Golem, ku janë strehuar rreth 350 persona të mbetur pa shtëpi.

Shërbim mjekësor dhe social për banorët e prekur nga tërmeti. Ministri, Bledi Çuçi, i ngarkuar për kordinimin e manaxhimit të krizës nga tërmeti në qarkun Durrës ishte sot në një prej hoteleve të mëdha në Golem, ku janë strehuar rreth 350 persona të mbetur pa shtëpi.

I shoqëruar edhe ministrja, Ogerta Manstirliu, ata inspektuan një dhomë të veçantë të një  hoteli që ishte përshtatur si ambulancë, ku ofrohej shërbim mjekësor gjatë gjithë kohës, me mjekë, infermierë dhe shërbimin e urgjencës në rast nevoje.

Në vëmendje janë gjithashtu edhe pajisja e këtyre kampeve të strehimit me punonjës socialë, për të lehtësuar traumën që shkaktoi tërmeti shkatërrimtar, sidomos për fëmijët.

Shërbimi mjekësor dhe social do të ofrohet në këto qendra pritëse, hotele apo ambiente të tjera, për të gjithë periudhën që banorët do të strehohen në to.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat