Rama: E jashtëzakonshme të shohësh njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të Evropës

Shqipëria

Rama: E jashtëzakonshme të shohësh njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të Evropës

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 19:02
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me ambasadorët në Pallatin e Brigadave.

“Përgëzoj me zemër për punën që është bërë nga skuadrat e vendeve të huaja. Pati një reagim të menjëhershëm nga kryeministrat e vendeve të tjera. E jashtëzakonshme të shohësh njerëz që vijnë nga pjesë të ndryshme të Evropës”, tha ai.

“Papa Françesku i kishte shprehur emocionet e tij në një mënyrë të mrekullueshme. Izraeli, i jashtëzakonshëm, na erdhi akoma pa e kërkuar”, tha tutje ai.

“U kam shkruar të gjithë udhëheqësve një letër dhe u kam kërkuar ndihmë. I kam shkruar kryeministrit Johnson dhe i kam kërkuar ndihmë. I kam kërkuar ndihmë kryeministrit të Japonisë, Suedisë dhe Zelandës së Re”, u shpreh ai.

“Gjysma e njerëzve nuk flenë në Tiranë,flenë në rrethina”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat