Reinsalu: Estonia do të ndihmojë Shqipërinë në këto momente të vështira

Shqipëria

Reinsalu: Estonia do të ndihmojë Shqipërinë në këto momente të vështira

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 19:23
Urmas Reinsalu

Estonia i qëndron pranë Shqipërisë në këto momente të vështira, i tha ministri i Jashtëm estonez, Urmas Reinsalu ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme estoneze.

Ai i shprehu ngushëllimet në emër të popullit estonez duke shtuar se vendi i tij do të kontribuonte me 50 000 euro.

”Estonia i qëndron pranë Shqipërisë në këto momente të vështira dhe mban zi për viktimat e fatkeqësisë. Uroj shërim të shpejtë të të plagosurve dhe fuqi punonjësve të ekipeve të shpëtimit që kanë kryer pa u lodhur operacionet e shpëtimit”, tha Reinsalu.

Ai theksoi se për mbështetjen e Shqipërisë duhej vepruar shpejt.

”Duhet ta ndihmojmë Shqipërinë që të kujdeset për të prekurit dhe që të rikthejë jetën normale”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat