Si po vazhdon procesi i ndarjes së ndihmave nga tërmeti në Durrës

Shqipëria

Si po vazhdon procesi i ndarjes së ndihmave nga tërmeti në Durrës

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 07:50
Foto nga tërmeti

Durrësi është njëri nga qytetet që pësoi më së shumti dëmtime si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi disa zona të Shqipërisë të martën rreth orës 03:55 të mëngjesit.

Gjergj Markola i cili është përgjegjës për menaxhimin e ndihmave në Pallatin e Sporteve në Durrës, ka thënë se ndihma ka me bollëk, por se procesi i menaxhimit është i vështirë.

“Procesi ka qenë i vështirë në menaxhim, ndërsa pasuri dhe mall ka pasur për të gjithë. Të gjithë janë paraqitur në bazë të dokumentacionit. Problemi ka qenë vetëm tek mbajtja e radhës për t’u furnizuar.

Markola ka po ashtu ka thënë se mbi 1100 persona kanë marrë ndihma nga kjo qendër, duke shtuar se nuk beson që mund të ketë pasur keqpërdorime.

“Mund të ketë ndonjë që ka keqpërdorur, por nuk besoj që ndodh – është një përqindje shumë e vogël dhe nuk ndodh. Mësymja është e vështirë sepse vjen edhe ai që nuk është i prekur nga tërmeti. Ka të tillë që ankohen dhe nuk janë të prekur fare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat