Xhaçka: T’i fuqizojmë më shumë ekipet e kërkim-shpëtimi

Shqipëria

Xhaçka: T’i fuqizojmë më shumë ekipet e kërkim-shpëtimi

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 13:00
Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka thënë se detyra jonë sot është t’i fuqizojmë më shumë ekipet e kërkim-shpëtimit dhe ato të emergjencave civile përmes trajnimeve dhe modernizimit të pajisjeve.

Xhaçka ka shkruar në Facebook se ende nuk ka mundur të falënderoj personalisht secilin prej ushtarëve si shembulli më kuptimplotë i sakrificës e përkushtimit vetëmohues dhe të përsëritë pa u lodhur se është nder dhe privilegj të punosh me ta.

“Pa fund mirënjohëse gjithë grave, burrave, vajzave dhe djemve në uniformë të cilët lanë familjet e tyre për t'u shërbyer që në orët e para atyre më në nevojë”, ka shkruar ajo./KosovaPress/

Prizren 30.11.2019-18:00. Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar  në një restorant  pas një mosmarrëveshje është  sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar- menaxher. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat