Pas dorëheqjes së Valbona Sako, emërohet kryebashkiaku i ri i Durrësit

Shqipëria

Pas dorëheqjes së Valbona Sako, emërohet kryebashkiaku i ri i Durrësit

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 13:29
Zhylien Varfaj

Këshilli bashkiak në Durrës vendosi Zhylien Varfaj kryetar të bashkisë së Durresit.

Emërimi i tij vjen pas dorëheqjes së Valbona Sakos mëngjesin sotëm.

Kujtojmë, se Sako tha se shkak për dorëheqjen e saj janë bërë deklaratat e saj në media ditën e djeshme.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shprehet ajo.

Ajo në media ka dhënë një deklaratë skandaloze duke thënë se numri i viktimave mund të ishte më i madh dhe se janë të kënaqur me 50 viktimat e shkaktuara nga tërmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat