Rama garanton: Transparencë për të gjitha fondet e mbledhura

Shqipëria

Rama garanton: Transparencë për të gjitha fondet e mbledhura

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 16:11
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mblodhi Komitetin e Rindërtimit, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Kreu i qeverisë garantoi të gjithë se do të bëhet transparencë e plotë për të gjithë fondet e mbledhur për të dëmtuarit nga tërmeti.

Rama tha se edhe pjesa e buxhetit të shtetit që do të vihet në dispozicion do të monitorohet me anë të mekanizmave.

Edi Rama: Qeveria është përgjegjëse për buxhetin e shtetit dhe për atë çka do të vërë në dispozicion. Në këto kushte edhe buxheti i shtetit duhet të jetë i monitoruar nga një mekanizëm transparence që do ta dakordësojmë bashkërisht. Edhe fondet e mbledhur nga organizatat e solidaritetit, edhe patjetër ato që do të jenë kontribute nga miqtë e Shqipërisë duhen shpërndarë me transparencë.

Ky komitet është garanti para miqve tanë se programi i rindërtimit do të jetë fryt i kontributorëve që nga ata që i kanë derdhur shuma më të mëdha deri tek ai zotëria që vuri një shumë nga pensioni i tij.

Këtu në këtë komitet janë ftuar edhe Akademia e Shqipërisë edhe universiteti edhe shoqatat relevante për këtë që po kalojmë.

Edhe po ashtu janë prezentë bankat e nivelit të dytë të përfaqësuara nga kryetari i shoqatës së bankave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat