Reshje në disa qarqe dhe temperatura që bien/ Ja si nis java në vend

Shqipëria

Reshje në disa qarqe dhe temperatura që bien/ Ja si nis java në vend

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 07:42
Ilustrim

E hënë, 2 dhjetori 2019. Parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit – IGJEUM

RESHJET

Nesër (e hënë, dt. 02) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës dhe lokalisht të dobëta në qarqet Lezhë dhe Tiranë.

Reshjet në këto qarqe priten gjatë pasdites së nesërme.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt. 02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 18 °C

në vendet e ulëta: 7 / 16 °C

në vendet malore: 1 / 8 °C

ERA

Nesër (e hënë, dt. 02) era pritet të fryjë mesatare, për mpmente të shkurtra gjatë pasdites deri e fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat