Tërmeti shkatërrues, kjo është shuma që dhuron ylli i Kombëtares shqiptare

Shqipëria

Tërmeti shkatërrues, kjo është shuma që dhuron ylli i Kombëtares shqiptare

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 08:46
Eros Grezda

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” vijon misionin, në ekranin e News24, për mbledhjen e sa më shumë fondeve, që do të shkojnë në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, që la pas 51 viktima, mbi 1 mijë të plagosur e qindra ndërtesa të shkatërruara.

Shqiptarët në mbarë botën janë solidarizuar me shqiptarët, që po kalojnë momentet më të tmerrshme të dekadave të fundit.

Në studio kanë qenë të pranishëm Elvis Naçi, Sidrit Bejleri dhe këngëtari i famshëm Arjan Agushi, i njohur si Gold Ag.

Telefonata dhe mesazh të shumta kanë mbërritur në studio, ku shqiptarë të diasporës, kryesisht nga Zvicra, kanë ofruar mbështetje me shuma të ndryshme. Mes mesazheve ishte dhe një befasuese, që la pa fjalë drejtuesit e emisionit, por edhe shqiptarët.

Bëhet fjalë për futbollistin e njohur shqiptar, Eros Grezda, i cili i dërgoi një mesazh Elvis Naçit, ku i thoshte se dhuron 12 mijë euro për shqiptarët.

Grezda është futbollisti i talentuar shqiptar, që luan si mesfushor dhe sulmues për klubin skocez Rangers, si dhe kombëtaren shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat