Meta nxjerr detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Shqipëria

Meta nxjerr detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 10:50
Foto nga mbledhja

Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë disa detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ilir Meta ka theksuar se mbështesin prokurorinë që të gjejë përgjegjësit për dëmet dhe viktimat e shkaktuara nga tërmeti.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë. E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës”, shkruan Meta në Facebook.

Pak më parë u zhvillua mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku të pranishëm ishin kreu i shtetit, Ilir Meta, Kryeministri Rama, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ministrat, etj.

Postimi i plotë i Presidentit Meta: 

Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë. E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.

Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat