Halit Ajdini: Është nder për mua të punoj me 11 agjencitë anëtare të ABNA-SE

Shqipëria

Halit Ajdini: Është nder për mua të punoj me 11 agjencitë anëtare të ABNA-SE

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 13:21
Pamje nga takimi

Prej datës 22 deri më 23 nëntor në Tiranë u mbajt Asambleja e 28-të e Përgjithshme e Aleancës së Agjencive të lajmeve në Ballkan dhe në Evropën Juglindore. Në këtë takim Shqipëria mori presidencën e radhës nga agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

Asambleja e Përgjithshme e ABNA-SE zgjodhi Halit Ajdini, zëvendësdrejtor të përgjithshëm të agjencisë së lajmeve MIA, një menaxher projekti për krijimin e e-Book Ballkanik që promovon monumente kulturore dhe trashëgimi historike, destinacione udhëtimi, verë lokale, kuzhinë etj.

Me këtë rast Halit Ajdini thotë se është nder për të që të punojë me 11 agjencitë anëtare të ABNA-SE.

“Të dashur miq! Është nder të punoj me të gjithë ju! Le të fillojmë punën për të bashkuar vendin dhe njerëzit tanë! Do të fillojmë me librin! E-Book! Asambleja e Përgjithshme e ABNA-SE zgjodhi Halit Ajdini, zëvendësdrejtor të përgjithshëm të agjencisë së lajmeve MIA, një menaxher projekti për krijimin e e-Book Ballkanik që promovon monumente kulturore dhe trashëgimi historike, destinacione udhëtimi, verë lokale, kuzhinë etj... nga 11 vende nga Ballkani dhe Evropa Juglindore ... Kjo do të jetë një sipërmarrje e përbashkët e 11 anëtarëve të agjencive të lajmeve të ABNA - SE!”, shkruan Haliti në një postim në Facebook.

Ndryshe, në takimin e saj Asambleja që zgjodhi drejtoreshën e  përgjithshme të ATSH-së, Armela Krasniqi, presidente e Aleancës së Agjencive të lajmeve në Ballkan dhe në Evropën Juglindore për një mandat njëvjeçar.

Takimi i ardhshëm i Asamblesë së Përgjithshme u vendos të mbahet në Kosovë.

Në fokus të diskutimeve mes drejtuesve të agjencive të lajmeve të ABNA-SEE, ishte edhe dakordësia për të krijuar një platformë e-book ku të gjithë anëtarët e Aleancës së Agjencive Ballkanike të lajmeve do të kontribuojnë me artikuj që promovojnë turizmin, traditat e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të vendeve të tyre, monumentet, destinacionet, kulinarin dhe gjithçka me vlerë për nxitjen e potencialeve turistike të vendeve.

Kjo platformë e dakordësuar midis agjencive anëtare do të shërbejë si udhërrëfyes për çdo turist që viziton rajonin. Përmes platformës, turistët mund të kenë një busull të destinacioneve dhe atraksioneve që mund të vizitojnë në secilin vend ballkanik.

Ata do të mësojnë më shumë se çfarë duhet të shohin dhe ku mund të shkojnë për të provuar ushqim tradicional  apo për të përjetuar mënyrën e jetesës lokale në secilin nga vendet ballkanike.

Asambleja e Përgjithshme e Aleancës së Agjencive Ballkanike të lajmeve u mblodh pas përfundimit të konferencës në Tiranë të organizuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare me titull “Media&Tourism, Ideas&Solutions”, me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë të këtyre agjencive.  Synimi i kësaj konference ishte të krijojë kanale të reja të bashkëpunimit, për promovimin e turizmit në vendet e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat