Sejko: FMN i jep Shqipërisë 87 milionë euro

Shqipëria

Sejko: FMN i jep Shqipërisë 87 milionë euro

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 18:45
Gent Sejko

Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të saj, Gent Sejko ishte pjesë e emisionit “Top Talk’ ditën e sotme për të folur rreth situatës në të cilën ndodhet vendi jonë.

Ai ka bërë me dije se Fondi Monetar ka vendosur një kontribut deri në 87 milionë euro, në dispozicion për Shqipërinë.

“Kur kemi kontaktuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar kemi një facilitet të Fondit Monetar, i cili shkon në dispozicion të Shqipërisë, deri në 87 milionë euro, për tu përdorur në këtë situatë. Është konvertimi i pjesës së SDR, është teknike, i kontributit tonë, rreth 87 milionë euro. Është një mundësi plus përveç ndihmave të donatorëve. Ne duhet të bëjmë maksimumin si Shqipëri që të tërheqim në mënyrë sa më të organizuar të gjitha ndihmat dhe donacionet që jepen nga donatorët ndërkombëtarë dhe ata kombëtarë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat