Shembet shkolla 9-vjeçare në Pezë

Shqipëria

Shembet shkolla 9-vjeçare në Pezë

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 19:10
Foto

7 ditë pas tërmetit shkolla e mesme e bashkuar në Pezë u shemb nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pasi ishte kishte rrezik për nxënësit dhe mësuesit.  Me perimetër sigurie në kryeqytet është edhe shkolla “Ramazan Jarani” për të cilën nuk është marr ende një vendim.

Nxënësit e Pezës nuk do të kthen më në shkollën e tyre pas tërmetit të 26 nëntorit.

Shkolla e mesme e Bashkuar “16 Shtatori” u konsiderua e pasiguritë për vijimin e procesit mësimor. Për këtë Administratori i Pezës, Besmir Kola deklaron se rreth 200 nxënës do të mësojnë në një ambient të përshtatshëm pranë zonës së tyre.

Kola: Ne i kemi siguruar një ambient rreth 1 mijë metra, është shumë afër që këtu.

Aksioni për shembjen në shkollës në Pezë u shty deri në mbërritjen e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Ndërkohë që shkolla shembej, nxënës të kësaj shkolle shprehen se kushtet edhe më parë ishin të papërshtatshme.

"Kishte nevojë për salla, për palestra, kishte nevojë për gjëra të tjera që i nevojiteshin shkollës"

Perimetri i sigurisë është vendosur edhe në shkollën "Ramazan Jarani", që sipas disa punonjësve të shkollës dëmtimet janë të njëjtat me ato të tërmetit të 21 shtatorit.

E sigurt paraqitet situata në shkollën “Kongresi i Lushnjës” dhe sipas drejtoreshës së kësaj shkolle, Olta Mema, nuk ka nevojë për panik pasi dëmet janë vetëm në fugën sizmike të bashkimit të dy godinave.

Në shkollën “Hasan Prishtina” dhe “Pal Engjëlli” , ka pasur vetëm disa plasaritje në muret e katit të parë të cilat janë rikonstruktuar plotësisht menjëherë pas tërmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat