Pano Sako: Termeti, këmbanë alarmi

Shqipëria

Pano Sako: Termeti, këmbanë alarmi

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 21:03
Pano Sako

Ekonomisti Pano Sako i ftuar në studion e RTV Ora tha se tërmeti i 26 nëntorit duhet të jetë këmbanë alarmi për menaxhimin e emergjencave civile.

Pano Sako: "Shpresoj që tërmeti të jetë këmbanë alarmi. Qytetarët të jenë kërkues tek emergjencat civile. Unë kam qenë në Durrës që në 6 të mëngjesit të 26 nëntorit dhe shikoja tufa njerëzish që gërmonin me duar. Nuk kishin veshje, as mjete. Duhet parë me prioritet absolut."

Largimin e inerteve të objekteve të shembura e sheh me dyshim në momentin kur nuk ka një vendim prokurorie. 

“Nuk e kuptoj si po merret vendimi pa dhënë prokuroria leje, sepse aty kanë vdekur njerëz, janë dëmtuar njerëz, shtëpi, po dëmtohet buxheti i shtetit. E gjithë kjo përbën vepër penale.  Nuk mund të prishen godinat me një urdhër të drejtorit të IKMT-së apo kryeministrit. Aty ka ndodhur një vepër penale.

Edhe inxhinieri Elidon Kokona mendon se duhet më parë të merreshin provat.

“Nëse do prishen e mira ishte që të merreshin provat, qoftë sa i takon materialeve të përdorura, lejes së ndërtimit të dhënë për këto objekte."

Termeti i 26 nentorit shkaktoi 51 viktima dhe qindra ndertesa te demtuara.

Inxhinier Elidon Kokona i ftuar në intervisten e mbremjes në studion e RTV Ora thotë se në një pjesë të mirë janë respektuar kodet e ndërtimit. Tërmeti i 26 nëntorit konsiderohet në rastet e tërmeteve të forta fatale dhe nëse nuk do të ishin respektuar në masë kodet atëherë  të gjitha godinat civile do të ishin shembur duke u kthyer ne krematoriume te medha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat