“Fëmijët bëhen me radhë”, Edi Rama banores në Laç: Deri dje duhej të varrosnim njerëz

Shqipëria

“Fëmijët bëhen me radhë”, Edi Rama banores në Laç: Deri dje duhej të varrosnim njerëz

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 00:58

Kryeministri Edi Rama u ndal në Laç dhe Kurbin këtë të hënë ku u takua me banorë të cilëve u janë shkatërruar banesat për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit.

Gjatë një bashkëbisedimi me një banore, shtëpia e të cilës kishte pësuar dëmtime, Rama i kërkoi të zhvendosej në hotel.

Por duke qenë se pranë banesës zonja kishte edhe bagëtitë, kreu i qeverisë i garantoi çadrat më të mira asaj dhe atyre që nuk lëvizin dot.

Gjithashtu, Rama i kërkoi durim për verifikimin e shtëpisë.

Edi Rama: Shihni burra si ikin mbrapsht. Këta janë demokratë, ikin mbrapsht këta. Këta janë ata të Rama ik, nuk iki unë. Apo të iki unë dhe të rrini. Imagjino ça do ishte po të ikja unë, kë do kishit tani.

Banorja: Rrofsh sa malet. Kemi kalamajt sëmurë. Vetë jemi me mushama. Kemi ardhur te bashkia dy herë.

Edi Rama: Ku rrini?

Banorja: Në Gjurëm, në mal. Unë e kam shtëpinë me letra.

Edi Rama: Tashi ça doni?

Banorja: Me na verifikuar shtëpinë.

Edi Rama: Po ajo punë patjetër. Po ku e kaloni natën?

Banorja: Me mushama. Shih ilaçet e djalit me pompa në gojë. Kemi ardhur dy herë këtu dhe nuk kanë ardhur me e verifikuar. Unë e kam me letra shtëpinë.

Edi Rama: Prit, se ti e di që fëmijët bëhen me radhë, nuk bëhen të gjithë përnjëherë.

Banorja: Po të dua fort. Në televizor them u bëfsh 100 vjeç.

Edi Rama: Po edhe unë të du fort, po e sheh, jam më i mirë nga afër se nga larg. Po i bëjmë me radhë. Sa të vijmë deri në majë të malit do na duhet ca ditë. Por ju duhet të mblidhni mendjen, do rrini atje apo do shkoni në hotel…

Banorja: Unë kam marrë vetë mushamanë.

Edi Rama: Edhe iher po të them e mora vesh mushamanë. Edhe iher po të them do të shkosh në hotel dhe të merremi ne me mushamanë, me pompat.

Banorja: Kemi dhitë në oborr. Ku t’i lejmë pulat. S’e kam dit që do të takojmë ty!

Edi Rama: Avash-avash mos bëj shumë kështu se po të sheh burri në televizor dhe po të vjen me vrap.

Banorja: U bëfsh 100 vjeç, rrofsh sa malet.

Edi Rama: Tani po merremi që për të gjithë ata që janë në fshat dhe nuk lëvizin dot se kanë bagëti duhet t’i garantojmë që çadrat të jenë të mira.

Banorja: Me mushama e kam.

Edi Rama: E di moj zemër, por e kupton që deri dje duhej me varros njerëz. A e kupton?

Banori: Kryeministër, të gjithë po thonë Rama ik ne po themi Rama hajde.

Edi Rama: E di, e di. Tashi iu ndërroi mendja juve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat