Ministrja akuzon ish deputeten e PD-se per fakenews

Shqipëria

Ministrja akuzon ish deputeten e PD-se per fakenews

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 07:08
Ogerta Manastirliu

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu hedh poshtë akuzat e ish deputetes së PD-së . Sipas ministres ish deputetja ka postuar një lajm fake me një foto e cila është bërë më 26 nëntor pak pas tërmetit por se e ka publikuar pikërisht sot.

 Ministrja thotë se dy ambientet e shërbimeve të kardiologjisë nuk merret shërbim

Statusi ne facebook

Debati ka qenë dhe me tone zëri të larta.

 Kjo është një fotografi e statusit të një ish deputeteje të PD. Siç mund të shihet nga koha e stampuar në fotografi, ajo është realizuar në minutat e para pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ish deputetja ka vendosur ta hedhë sot në penxheren e fejsbukut të saj. E ka hedhur sot, 6 ditë më vonë!

Në një kohë kur të gjithë stafet mjekësore, po punojnë me sakrificë dhe vetëmohim, stafet e shërbimeve mbështetëse të spitaleve kanë nisur punën për rehabilitimin dhe rikthimin në normalitet e funksion të plotë të shërbimeve.

E në këto momente të vështira, konstatoj me keqardhje që ka dhe nga ata/ato që, që jo vetëm nuk po japin asnjë kontribut, por e kanë shumë të vështirë të heqin dorë nga cinizmi, duke shkaktuar panik dhe dezinformuar publikun përmes manipulimit me foto të çasteve të para pas lëkundjeve të 26 nëntorit, ora 03:54.

E vërteta sot është krejt tjetër: Asnjë pacient nuk po merr shërbim në dy ambientet e shërbimeve të Kardiologjisë në QSUT, pasi të dy këto ambiente po i nënshtrohen rikonstruksionit dhe puna ka nisur pa humbur as edhe një sekondë.
Pacientët janë duke e marrë shërbimin, me cilësi dhe standarte, në mjedise të tjera të posaçme brenda QSUT.

Qytetarët janë vetë dëshmitarë të heroizmit të mjekëve dhe infermierëve në këto kohë të vështira, dhe janë padyshim, shumë më të mençur, se ato që nëpërmjet mashtrimit, kërkojnë të përfitojnë edhe nga kjo situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat