Këto janë disa nga dëmet nga tërmeti në Shqipëri

Shqipëria

Këto janë disa nga dëmet nga tërmeti në Shqipëri

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 13:49
Foto ilustruese

Zyra Operacionale për menaxhimin e fatkeqësive natyrore që drejtohet nga ministri në perimetrin e zonave të prekura, Bledi Çuçi jep disa të dhëna për pasojat e tërmetit që ndodhi më 26 nëntor në Durrës dhe Thumanë.

Qarqet e prekura nga  tërmeti

Qarqet më të dëmtuara: Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Qarqet e tjera ku ka dëmtime: Dibër, Kukës, Fier, Elbasan, Berat.

 

Dëmet në banesa

Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë:

Shtëpi të shembura:              1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë:    5497 (Durrës 1311, Tiranë  3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë:     3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë:   558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56,                                                           Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë:     335 (Tiranë 328, Elbasan 7)

Shkolla të dëmtuara:             28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)

Biznese të dëmtuara:            146 (Tiranë)

Qendra shëndetësore:           2 (Tiranë 1, Kukës 1)

Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:

Të evakuuar:........................3224

Hotele:.................................1961

Çadra:..................................964

Qendra sociale:....................867

Familje:...............................2525

Vijon ndërkohë, me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.

Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159.

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, dhe situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është si në vijim:

Në qarkun Durrës për periudhën  29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:

§  Durrës - 9 objekte

§  Thumanë - 8 objekte

Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim: 

§  Akualisht po përgatitemi për prishjen e 2 objekteve, njëri 3-katësh dhe tjetri  5-katësh në Shkozet, Durrës

§  Vijon prishja e një objekti 5-katësh tek Lagjja Kënetë, Durrës

§  Vijon puna në prishjen e objektit 4–katësh në zonën e plazhit (pas hotel “Koral”)

§  Vijon puna për prishjen e objektit  5-katësh, hotel “Ljubana”

§  Vijon puna për prishjen e një tjetër objekti 4-katësh në zonën e plazhit (tek Rrota e Kuuqe)

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

·       Në objektin afër Kompleksit “Tropikal

·       Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës

·       Në kompleksin “Miramare”

·       Në hotel “Vila Verde”

·       Në ndërtesën e Familjes Lala, në Kënetë;

·       Në objektin në Rr. “Bashkimi”, Durrës

·       Në objektin në Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës

Në Thumanë: Aktualisht, po pritet të filloi puna për prishjen  një objekti.

Në rang qarku Durrës janë 541 objekte të inspektuara deri sot në orën 12:00.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për ndihmën e pakursyer dhe  përkushtimin e 239 Vullnetarëve dhe 15 OJF-ve të regjistruar në e-albania për përballimin e nevojave të qytetarëve të prekur nga pasojat e tërmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat