Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit ka lënë shumë njerëz të traumatizuar, por shpjegimi më i vështirë i bëhet fëmijëve.
Shumë prej tyre kanë mbetur në qiell të hapur së bashku me prindërit dhe janë larguar nga ambientet e shkollës, por nuk arrijnë të kuptojnë arsyen.
Gjithcka dinë është se ndjenë lëkundje të forta dhe dolën me nxitim nga shtëpia.
Duke u përpjekur që ta qetësonte, aktori i njohur Irgen Cela i ka dhënë një shpjegim mjaft të mirë të birit. Këtë e zbuloi miku i tij Florjan Binaj, i cili e kishte përdorur si taktikë për fëmijët e tij.
“Më pëlqeu shumë shpjegimi i shokut tim, Irgenit, i cili i kishte thënë djalit të vet që poshtë në det janë disa pllaka që zihen me njëra-tjetrën. E djali i kishte thënë që kur të rritej, do shkonte tek ato pllakat për t’u thënë pajtohuni”, tregoi Flori në emisionin "Ftesë pa 5".