Numri jeshil 116 - 116 në raste fatkeqësie natyrore

Shqipëria

Numri jeshil 116 - 116 në raste fatkeqësie natyrore

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 16:36
Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile vë në dispozicion numrin jeshil 116 - 116 si numër kontakti për të gjitha situatat e emergjencave civile, në raste tërmetesh, përmbytjesh apo zjarresh. 

Në këtë numër çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, i prekur nga fatkeqësitë natyrore mund të kërkojë ndihmë, të informojë për dëmet e shkaktuat dhe nevojën për ekspertizë teknike apo të raportojë për problematika në zonën e prekur nga fatkeqësia natyrore. 

Numri jeshil 116 - 116 është i disponueshëm për komunikim 24 orë në 7 ditë të javës në të gjithë Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat