Përplasja në Lezhë, PD: Leshaj po përpiqet të fsheh të vërtetën se banesat janë të rrezikshme

Shqipëria

Përplasja në Lezhë, PD: Leshaj po përpiqet të fsheh të vërtetën se banesat janë të rrezikshme

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 19:24
Sandër Lleshaj

Partia Demokratike e ka konsideruar kriminale sjelljen e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë përplasjes me bashkinë e Lezhës për pallatin 12 katësh.

Sekretari i PD, Gazmend Bardhi shprehet se pavarësisht se drejtori i urbanistikës e konsideron godinën të rrezikshme, Leshaj përpiqet të fshehë të vërtetën.

Gazmend Bardhi: “Sjellja e Ministrit të Brendshëm është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe kriminale! Ajo është dëshmi e gjallë se qeverisemi nga  njerëz të pashpirt,  që duan të fshehin të vërtetën, duke rrezikuar jetën e qytetarëve!

Drejtori i Urbanistikës së Lezhës me profesion inxhinier, dëshmon se godina paraqet rrezikshmëri, por Ministri i Brendshëm e urdhëron të fshehë të vërtetën se banesat janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve."

Sekretari i PD shtoi se janë pikërisht këto qeveritarë që detyruan ekspertët të ndryshonin aktet e verifikimit për dy pallatet në Thumanë duke i vlerësuar si të banueshme dhe i morën jetën 24 banorëve.

Gazmend Bardhi: “Këta qeveritarë të papërgjegjshëm, me shpirt të korruptuar janë të njëjtët individë që detyruan ekspertët të ndryshonin aktet e verifikimit për dy pallatet në Thumanë, t’i vlerësonin ato si të banueshme, duke u bërë përgjegjës për humbjen e jetës së 24 qytetarëve.”

Ndërsa kërkoi që Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm për intimidimin e ekspertëve dhe tentativën e tij për t’u fshehur banorëve të vërtetën.

Gazmend Bardhi: “Kjo sjellje është jo vetëm papërgjegjshmëri kriminale, por edhe shpërdorim i pastër i detyrës!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat