Tërmeti katastrofik, Elvis Naçi: Do bëj transparente çdo qindarkë të dhuruar

Shqipëria

Tërmeti katastrofik, Elvis Naçi: Do bëj transparente çdo qindarkë të dhuruar

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 20:24
Elvis Naçi

Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin javën që lamë pas.

Tërmeti shkaktoi mbi 50 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë.

Teologu dhe humanisti Elvis Naçi ka shpërndarë një status në rrjetet sociale ku shkruan se gjatë emisionit “Shqiptarwt pwr shqiptarwt” që do të transmetohet mbrëmjen e sotme në orën 22:30,  do të bëjë publike shumën e dhuruar deri më sot për të prekurit nga tërmeti në Thumanë në të gjitha monedhat.

“Sot në orën 22:30 jemi ‘live’ në fb tim dhe News24, në maratonën humanitare për të dëmtuarit e tërmetit si edhe për të bërë transparencën e shumës që është mbledhur nga shqiptarët. Transparenca e çdo qindarkë, euro, franga, paund është detyrimi ynë. Besimi juaj është përgjegjësia jonë, për të ndihmuar shqiptarinë që lëngon mbi rrënojat e tragjedisë së tërmetit të 26 Nëntorit”, shkruan Naçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat