Tërmetet/ Shqipëria sot në “heshtje” të plotë, lëkundjet mbi 6 ballë zhvendosen mijëra km larg

Shqipëria

Tërmetet/ Shqipëria sot në “heshtje” të plotë, lëkundjet mbi 6 ballë zhvendosen mijëra km larg

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 20:31
Ilustrim

Një javë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë, dita e sotme mund të konsiderohet edhe si më e qeta.

Instituti Sizmologjik Europian, EMSC, në hartën e 24 orëve të fundit, në të gjithë botën ka regjistruar vetëm një tërmet të lartë, i shkallës 6.0 ballë. Ky tërmet ra në vendin  e largët të Amerikës Jugore, Kili.

Ky është tërmeti i parë i madh, mbi 6 ballë, që shënohet në botë, pas atij 6.3 që goditi vendin tonë.

Ndërkohë Meksika është një tjetër vend që ka është prekur një sëri tërmetesh të lehta.

Në Shqipëri janë regjistruar gjatë natës dhe paradite disa tërmete të lehta, nën 3 ballë, tërmete që konsiderohen si të zakonshme, kudo në botë, sidomos për një vatër ku ka pasur më herët një tërmet të fortë. Ndërkohë, sa i përket rajonit tonë, në Itali dhe Turqi janë shënuar tërmetet e pasdites, por me një intensitet nën 4 ballë.

Dy tërmetet e fundit 4.4 ballë kanë rënë në Turkmenistan, rreth një orë më parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat