Ministri Lleshaj përplaset me bashkinë Lezhë për banorët e një pallati

Shqipëria

Ministri Lleshaj përplaset me bashkinë Lezhë për banorët e një pallati

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 20:35
Sandër Lleshaj me bashkinë e Lezhës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është përplasur me bashkinë e Lezhës për banorët e një pallati 12 katësh atje.

Teksa Lleshaj deklaroi se pallati nuk ka rrezik, zyrtarët e bashkisë mendojnë të kundërtën.

Lleshaj: “Maksimumi nesër, ose sonte do të vijnë ekspertët për t’ju hequr merakun juve. Pallatit nuk iu është thyer një xham.

Ajo që shoh unë se ky është një ndër pallatet në gjendjen më të mirë që kam parë edhe në Tiranë. Unë për vetëm tim me qenë 1 javë vij edhe rri këtu. Tek pallatet maten kolonat dhe jo muret.”

Ndërkohë banorët nuk dinë ende se çfarë të bëjnë. Leshaj është përballur edhe kundërshtimin e drejtorit të urbanistikës në bashki, Nik Leka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat