Tërmeti katastrofik, Rama “i shtrin” sërish dorën Bashës: Eja të bashkëpunojmë

Shqipëria

Tërmeti katastrofik, Rama “i shtrin” sërish dorën Bashës: Eja të bashkëpunojmë

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 22:34
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin javën që lamë pas.

Tërmeti shkaktoi mbi 50 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë por edhe në Tiranë.

Teksa vendi po kalon momente të vështira pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish një thirrje liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për t’u ulur në një tryezë.

Në një postim në ‘Twitter’, Rama teksa i drejtohet në emër kryedemokratit, i ‘sugjeron’ që ky i fundit mos të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar që t’i përdorë ata për politikë.

Në mesazhin e tij kryeministri i ka shtrirë sërishdorën për dialog kryedemokratit.

“I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë…Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat