Rama: Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë

Shqipëria

Rama: Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Kryeministri, Edi Rama, ka përsëritur angazhimin që brenda dhjetorit Thumana dhe Durrësi duhet të pastrohen nga inertet.

"Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë dhe në vend të tyre, duhet të sjellë edhe disa parqe të kujtesës së kësaj tragjedie" shkruan Rama në facebook.

Aksioni për heqjen e inerteve vazhdon. Një ditë më parë Rama kërkoi angazhimin e të gjitha firmave të ndërtimit që operojnë në vend.

Ndërkohë inertet do të depozitohen në Porto Romano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat