I vodhi kushëririt 2 milionë lekë, pranga të riut në Kamëz

Shqipëria

I vodhi kushëririt 2 milionë lekë, pranga të riut në Kamëz

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Një i ri nga qyteti i Kamzës është vënë në pranga nga policia për akuzën e vjedhjes.

Uniformat blu kanë vënë në pranga 25 vjeçarin me iniciale A.Q. pasi dyshohet se më 6 nëntor ka vjedhur banesën e kushëririt të tij duke marrë 2 milion lekë.

Për ngjarjen janë proceduar në gjendje të lirë edhe 2 shtetas të tjerë,  G. Q., 15 vjeç, dhe A. Q., 14 vjeçe, banuese në Kamëz

"Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se në datë 6 nëntor 2019, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh. Q., ku kanë marrë 2 milionë lekë të reja" – bën me dije policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat