"Sami Frashërit" nuk i mban rikonstruksioni, i vendoset shiriti pas tërmetit

Shqipëria

"Sami Frashërit" nuk i mban rikonstruksioni, i vendoset shiriti pas tërmetit

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 09:52
Foto

Gjimnazit "Sami Frashëri" në kryeqytet i është vendosur mëngjesin e sotëm shiriti i sigurisë.

Shkolla ka dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në të nuk mund të zhvillohet mësim pa ndërhyrje.

Rikonstruksioni i saj është bërë në korrik të 2018, por duket se ka qenë i pjesshëm.

Rreth 1000 nxënës të kësaj shkolle nuk dihet se ku do të vijojnë mësimin pas ditës së hënë dhe për këtë arsye sot në 10:00 stafi akademik do të zhvillojë një mbledhje për të marrë një vendim për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat