Basha banorëve të prekur nga tërmeti: Banorët e Unazës së Re hapën dyert, hapën zemrat për ju

Shqipëria

Basha banorëve të prekur nga tërmeti: Banorët e Unazës së Re hapën dyert, hapën zemrat për ju

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 12:10
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mirënjohje për banorët e “Unazës së Re”, sepse ata hapën dyert për familjet e prekura nga tërmeti.

Basha tha që edhe ata përjetuan në një far mënyre tërmet shtetëror.  

Basha: “Shikoni, këtu po qëndrojmë afër rrënojave të një tërmeti tjetër, të një tërmeti të shkaktuar nga babëzia dhe korrupsioni. Është domëthënëse, nuk është që këta njerëz që e kanë vuajtur jo një ditë siç e vuajtën familjet e goditura apo gjithë shqiptarët ditë për ditë traumën e fatkeqësisë, këta janë të parët që hapën zemrat, hapën shtëpitë e tyre dhe po japin gjithçka për ti ndihmuar këta banorë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat