Humbi jetën bashkë me të bijën, këto ishin fjalët e fundit të Diena Karanxhës

Shqipëria

Humbi jetën bashkë me të bijën, këto ishin fjalët e fundit të Diena Karanxhës

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 12:31
Diena Karanxha dhe vajza Eisela

Dy ndër viktimat që la pas tërmeti i 26 Nëntorit, janë Diena Karanxha dhe e bija, vogëlushja Eisela, vetëm 8 vjec. Esiela u nxorr nga rrënojat vetëm pas 12 orësh dhe fatkeqësisht për të ishte shumë vonë ndërkohë që e ëma, u nxorr dy orë pas së saj dhe ishte ende gjallë. Mirëpo nga dhimbja e madhe për vogëlushen, Diena hoqi dorë nga jeta duke mos luftuar për të mbijetuar.

“Një orë para se ta nxirrnin, ishte koshiente, por momentet pasi mbesën e nxorën pa frymë nga rrënojat, Diena më thonin kishte ankime, kishte humbur forcat, se më përpara ishte e fortë, kapedane, rezistente”, tregon Marildo Meçja, vëllai i Dienës për “Top Story”.

Në vitin 2015, Diena kishte humbur dhe të shoqin, Dorin, nga një atak kardiak dhe që nga atëherë, ajo kishte mbijetuar vetëm për hir të së bijës. Dori ishte piktor dhe pas vdekjes së tij, Diena e kishte ushtruar këtë profesion dhe dashurinë për pikturën e kishte kaluar te Eisela po ashtu.

“Mendoja gjithmonë që Zoti më kishte dhënë shumë lumturi,  duke pasur një shok e një bashkëshort si Dori im, por jeta qenka një sprovë e vërtetë. Më mungon shumë bebi im”, thoshte Diena.

Piktura ishte pasioni i Dorit, vjen nga një familje me tradita. Vdiq në moshën 37-38 vjeç, para syve Dienës, ishte dashuria e Dienës, ishin perfekt bashkë, edhe ditë të vështira pas vdekjes së Dorit, periudhën e fundit kishte filluar ta merrte veten”, tregon Marildo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat