Dëmet nga tërmeti, Balla në Kamëz: Brenda javës fillon ndërtimi i 24 banesave

Shqipëria

Dëmet nga tërmeti, Balla në Kamëz: Brenda javës fillon ndërtimi i 24 banesave

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 19:11
Kamëz

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Alket Hyseni dhe  kryetari i Bashkisë Rakip Suli, ishte sot në Kamëz për të parë nga afër gjendjen e banesave të dëmtuara nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit që goditi vendin.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, numri dy i PS-së, Balla thekson se vijon puna në terren për  inspektimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe se  brenda javës fillon ndërtimi i 24 banesave të reja për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Kamëz: Vijon inspektimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit edhe në Bashkinë Kamëz. Bashkë me Kryetarin e Bashkisë Rakip Suli dhe deputetë ishim në disa zona të prekura. Ndërkohë fillon brenda javës ndërtimi i 24 banesave të reja për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 21 Shtatorit.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm

#ShqipëriSolidare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat